Presidenti Meta feston Pashkët në komunitetin arbëresh: Ku ka më bukur se të dëgjosh këngë në gjuhën e Heroit tonë Kombëtar

Apr 19, 2022 | 20:45
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta duket se po e shijon qëndrimin e tij në Itali në komunitetin arbëresh.

Kreu i Shtetit ka postuar një video në rrjetin e tij social Facebook, gjatë një organizimi festiv në zonën e Civita-s.

Meta shfaqet duke shijuar ritmet e këngëve arbëreshe në mbrëmjen festive të së Martës së Pashkëve.

Postimi i Ilir Metës:

Sonte, në mbrëmjen festive të së Martës së Pashkëve në Civita. Ku ka më bukur të dëgjosh këngë arbëreshe në gjuhën e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Teksa Presidenti Meta është në Itali, në vendin tonë ka nisur puna për zgjedhjen e Kreut të Ri të shtetit.

Deputetët e Grupit Parlamentar Socialist, hodhën emrat e kandidatëve që preferojnë për President të ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura