Vizita e Xi Jinping në Rusi/ SHBA-të i kërkojnë presidentit kinez që t’i bëjë presion Putin për të ndaluar krimet e luftës në Ukrainë

Mar 21, 2023 | 9:50
SHPËRNDAJE

SHBA i ka kërkuar presidentit kinez Xi Jinping që t’i bëjë presion Vladimir Putinit për të ndaluar krimet e luftës në Ukrainë.

xi putin

Të liderët do të takohen të martën për bisedime zyrtare gjatë vizitës së parë të Xi Jinping në Moskë që nga pushtimi rus i Ukainës.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë i bëri thirrje Xi Jinping që t’i kërkojë homologut të tij rus të tërheqë trupat nga Ukraina.

John Kirby tha se kërkimi i një armëpushimi nuk mjafton.

“Ne shpresojmë që presidenti Xi Jinping do t’i bëjë presion Presidentit Putin që të ndalojë bombardimet e qyteteve, spitaleve dhe shkollave të Ukrainës, të ndalojë krimet e luftës dhe mizoritë dhe të tërheqë trupat e tij”, tha ai.

“Por ne jemi të shqetësuar se Kina do të përsërisë thirrjet për një armëpushim, që i lë forcat ruse brenda territorit sovran të Ukrainës dhe çdo armëpushim që nuk adreson largimin e forcave ruse nga Ukraina do të ratifikonte në mënyrë efektive pushtimet e paligjshme të Rusisë”, shtoi Kirby.

Nga ana tjetër, kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, po bën një vizitë të papritur në Ukrainë për të biseduar me Presidentin Volodymyr Zelensky.

Ai pritet të shprehë solidaritet dhe mbështetje për Ukrainën. Japonia dhe Kina e shohin njëra-tjetrën si rivalë rajonalë. Që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, Tokio i ka ofruar Kievit ndihma ushtarake, humanitare dhe financiare.

Të hënën, lideri rus dhe ai kinez zhvilluan më shumë se katër orë bisedime jozyrtare. Ka shqetësime se mbështetja e Kinës për Rusinë, aktualisht e bazuar në teknologji dhe tregti, mund të bëhet ushtarake, duke përfshirë potencialisht predha artilerie.

Putin ka thënë se do të diskutojë një plan prej 12 pikash të propozuar nga Xi Jinping për të “zgjidhur krizën akute në Ukrainë”.

“Ne jemi gjithmonë të hapur për një proces negociatash”, tha Putin.

Kina publikoi planin e saj për t’i dhënë fund luftës muajin e kaluar, ku përfshihej rifillimi i bisedimeve të paqes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura