Vizita e Vuçiç, ‘blindohet’ Tirana. Policia: Ja rrugët e bllokuara, përdorni transportin publik ose motoçikletat

May 27, 2015 | 6:00
SHPËRNDAJE

Mëngjesi i sotëm e ka gjetur Tiranën të ‘blinduar’, në pritje të kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.  

Kryeministri Rama dhe kryeministri serb Vucic

Policia ka njoftuar marrjen e masave për mbarëvajtjen e vizitës, tërheq vëmendjen e qytetarëve për rrugët, sheshet e bllokuar dhe ku ndalohet parkimi dhe këshillon përdorimin e transportit publik, ose motoçikletave e biçikletave.

Rrugët e bllokuara

Nga ora 10:00  do të ketë kufizim deri në bllokim të hyrjes për në autostradën Tiranë-Durrës.

Do të ketë bllokim të aksit Rinas- Qafë Kashari.

Bllokim të mbikalimit të Kamzës -Rruga e Durrësit -Sheshi Skënderbej- Bulevardi Dëshmorët e Kombit- Sheshi Nënë Tereza.

Zonat ku ndalohet parkimi

Kryeministri serb mbërrin në Rinas në orën 11:00.  Policia njofton se cdo mjet që do të gjendet në rrugë kalimin e delegacionit do të konsiderohet i rrezikshëm dhe do bëhet bllokimi i tij me karroatrec.

Nuk do të lejohet asnjë mjet i parkuar pranë ambasadës serbe që nga mbrëmja e sotme dhe rrugët lidhëse me ambasadën. 

Segmentet rrugore ku nuk do të lejohet parkimi i mjeteve janë: nga “Ura e Elbasanit” , bulevardi “Zhan Dark”, bulevardi “Gjergj Fishta”, ekspozita “Shqipëria Sot”, ura “Vasil Shanto”, pallati me Shigjeta, “Unaza e Re” në drejtim të sheshit “Shqiponja”.

Gjithashtu nuk do të lejohet asnjë parkim duke filluar nga ora 2359 datws 26 Maj 2015 në akset rrugore si më poshtë vijon :

Nga rruga e “Rinasit”, në “Qaf Kashar”, sheshi “Shqiponja”, rruga “Dritan Hoxha” në të dyja senset (hyrje-dalje), rruga e “Durrësit”, sheshi “Skëndërbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Ismail Qemali”(nga radiotelevizioni në drejtim të liceut), rruga e Elbasanit deri te pallati i “Brigadave”

Nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve në rrugën “Ismail Qemali” dhe “Donika Kastrioti”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura