Vizita e Thaçit në Beograd, Koçijançiç: BE pret respektimin e marrëveshjes në Bruksel

Apr 18, 2015 | 19:21
SHPËRNDAJE

BRUKSEL – BE pret që procedura e parashikuar në marrëveshjen e Brukselit të respektohet në rastin e vizitës të Zv/Kryeminisrit dhe Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi në Beograd. Kështu ka deklaraur zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Maja Kocijancic të premten.

Maja Kocijancic gjate konferences per shtyp

“Në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, u arrit një marrëveshje në lidhje me procedurën e vizitave reciproke nga ana e zyrtarëve serbë dhe të Kosovës dhe ajo parashikon se të gjitha çështjet duhet të zgjidhen nëpërmjet oficerëve të ndërlidhjes,” tha Koçijançiç gjatë një konference për shtyp. Teksa vuri në dukje se BE pret që procedura të respektohet në këtë rast si është parashikuar.

Thaçi është i ftuar në një konferencë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor nga ana e Komitetit të Arsimit, OJQ Rinore e cila do të organizojë takimin nga 23-25 prill.

Por zyrtarët serbë kanë thënë se kjo vizitë nuk është rënë dakord me institucionet, dhe se ajo ishte e panevojshme. Arrestimin e Thaçit nëse shkon në Beograd e ka konfirmuar sot edhe kryeministri Aleksander Vuçiç. Pasi sipas tij, është një urdhër i vlefshëm arresti kundër tij për akuza terrorizmi, lidhur me rolin e tij si një nga udhëheqësit e UÇK-së gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.

Burimet e BE-së edhe dje nuk pranuan të komentojnë drejtpërdrejt mbi raportet e medias se Brukseli po i bën presion Beogradit që të “mirëpresë Thaçin”.

“Qëndrimi ynë është se ne mbështesim çdo gjë që kontribuon në procesin e pajtimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në rajon,” u tha për Tanjug në selinë e BE-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura