Vizita e Ramës në Kukës, deputeti demokrat: Gënjeu, spitali është në gjendje të mjerueshme

Feb 10, 2018 | 18:25
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Rama në Kukës. Noka e ka quajtur këtë shfaqe shumë të shëmtuar dhe të shtirur.

Deputeti demokrat shkruan se të gjithë kuksianët janë dëshmitarë të asaj se si është katandisur në të vërtetë shëndetësia në Kukës, ndërsa kryeministri sot tentoi të shesë si mrekulli shëndetësinë në spitalin e Kukësit.

mul-noka-905x395-35582_1492792109-5560434

Postim i Flamur Nokës në Facebook

Nuk do ta kisha njohur Kukësin sot, nëse nuk do ta dija se po shikoja një film me regji të Edi Ramës. Në spitalin me mjekë dhe infiermierë të importuar, me bluza të sapoveshura, me korridore të lyera enkas për kryeministrin, ishin të gjithë të lumtur. Banorët e Tiranës do të kenë ndjerë zili për kushtet spitalore që shfaqen në filmin e Ramës. Por realiteti nuk është ai. Shëndetësia publike në Kukës, si në çdo qytet tjetër, ka vdekur. Spitali i Kukësit, ai që nuk duket në filmin e Ramës, është katandisur si një stallë e padenjë edhe për bagëtitë.

Spitali I Kukësit është në gjendje të mjeruar, sepse kreu I tepsisë së Rilindjes jep çdo vit 20 milionë euro vetëm për konçensionet e dështuara dhe korruptive të shëndetësisë.

Kreu I tepsisë nuk tha asnjë fjale pse në fshatrat e Kukësit askush nuk ka shansin të ketë ndihmë shëndetësore. E vërteta është se në fshatra nuk ekziston një shërbim I tillë.

Edi Rama nuk thotë se kush i detyroi mjekët të marrin arratinë nga sytë këmbet, nuk thotë as që pacientët në Kukës duhet të shkojnë në spital me çarçafë, garza, bisturi, ilaçe dhe batanije me vete.

Kreu i tepsisë së Rilindjes foli për pagesa faturash e tarifash nga banorët e qarkut të Kukësit, ku mjerimi migjenian nuk është metaforë, por realitet.

45 % e popullsisë në qark jetojnë me ndihme ekonomike, por Rama nuk tha asnjë fjale për punësimin dhe zbutjen e varferise.

Ne Kukësin e shpresës së vrarë, ku 15% e popullsisë ka marrë arratinë rrugëve të Europës dhe 50 % e mendojne çdo ditë ikjen, Edi Rama nuk përmendi asnjë projekt apo ide që të frenojë shkatërrimin.

Edi Rama ishte në Kukës, por nuk guxoi të zërë në gojë aeroportin, hapjen e të cilit e premtoi në fushatë me aq bujë.

Kreu i tepsisë së Rilindjes ishte në Kukës për për të inauguruar një investim të pushtetit local, por nuk u tha kuksianeve pse në 5 vjet buxheti për Qarkun e Kukësit ka qenë dhe është zero. Përtej fasadës së tepsisë në ERTV, Kukësi është në vdekje klinike dhe kjo është dhurata apo ndëshkimi i vërtetë I Edi Ramës për banorët që nuk e votuan dhe nuk do ta votojnë përsëri.

p.s.. Kuksianët edhe per nje analize apo vaksinim te bagetive ju duhet ti marrin ne krahe e ti çojnë bagëtitë në Shkodër se kreu i tepsise ju rrembeu edhe laboratorin veterinar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura