Vizita e Patriarkut serb në Mal të Zi shkakton lëvizje në radhët e policisë, shkarkohet kreu i policisë kufitare. Zbulohet arsyeja

Aug 4, 2022 | 11:16
SHPËRNDAJE

Vizita e Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirje Periç ka shkaktuar lëvizje në radhët e policisë së Malit të Zi. Kështu shefi i qendrës rajonale të policisë kufitare, Vesko Akoviç, u ankua se nuk ishte në dijeni për ardhjen e patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe.

5428229_52260128381-603494bbe2-k_ls

Por siç raporton “Vijesti” një pjesë e mediave raportoi se Akoviç dha dorëheqjen për shkak se Porfirije ka kaluar kufirin jashtë procedurës së zakonshme.

Por kreu i Policisë tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se Porfirije ka kaluar kufirin sipas të gjitha procedurave, duke u regjistruar në pikën kufitare.

Pas këtyre debateve, Dragan Klikoovac, ushtrues i detyrës i ndihmës drejtorit të Policisë për Sektorin e Policisë Kufitare, e shkarkoi Akoviçin.

Ndërkohë “Vijesti” raporton gjithashtu se Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Porfirije ka mbërritur dje në Podgoricë me helikopter nga Beogradi.

Sipas këtyre informacioneve, helikopteri ka zbritur në rajonin e policisë në lagjen Zllaticë të Podgoricës dhe më pas është transportuar me automjet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura