Vizita e ministrit të Jashtëm grek pritet me protesta, PDIU përplaset me Policinë, Idrizi: Turp! Rama po çon para axhendën greke

Oct 20, 2020 | 12:07
SHPËRNDAJE

Vizita zyrtare e Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias në Tiranë është shoqëruar me protesta. Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka zhvilluar sot një tubim para Ministrisë së Jashtme.



Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi dhe përkrahësit e PDIU-së janë përplasur me forcat e rendit, të cilët nuk i kanë lejuar të afrohen pranë portave të Ministrisë së Jashtme.

Protesta e PDIU zhvillohet me moton: ‘“Mos prek Shqipërinë”,  “Mos harro Çamërinë”’

Më këtë tubim PDIU thekson se qëllimi i saj është për zgjidhjen e çështjen Çame, heqjen e ligjit të luftës si dhe për çështjen e detit.

Për PDIU 12 miljet detare shqiptare që kërkon të marrë në detin Jon, “Greqia i ka në Prevezë”.

“Do vazhdojmë të protestojmë dhe i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve. S’mund të lejojmë që idjotët e dobishëm të Athinës në Shqipëri dhe eunukët që rrinë në zyrat e shtetit shqiptar të vazhdojnë me devizën e Greqisë dhe Serbisë. Çfarë është e atyre është e atyre, çfarë është e Shqipërisë është e diskutueshme. Boll më kjo s’mund të jetë më kështu”- tha Idrizi.

Shpëtim Idrizi bëri të ditur se sipas të dhënave të tij, policia e shtetit ka shoqëruar 22 protestues çamë, të cilët morën pjesë në tubimin para Ministrisë së Jashtme.

“Nuk kemi ardhur këtu për ju por për ministrin e Jashtëm të Greqisë. Ne s;kemi ardhur të tregojmë forcën me policinë e as me Ramën. Ky është një turp për policinë shqiptare, i kam kërkuar edhe ndjesë nëse i kemi shtyrë. Në emër të këtyre 24 vetave po i them publikisht do iu mbajmë mend emër për emër, fytyrë për fytyrë ata që kanë kaluar ligjin, nëse janë trima e mbajnë atë shqiponjën në ballë të turren në Jug e të kapin veprimtarët e Vorio Epirit, nuk e di kë mbronte sot policia shqiptare. Turp për këtë polici, do i shkoj deri në fund sot e nesër, nëse jeni shërbëtorë të krimit apo për një capë bukë më mirë hidheni atë kapele”, tha Idrizi.

Idrizi e konsideroi veprimin e policisë si një trup, që ruajtën ministrin e Jashtë grek. Idrizi i kërkoi policisë që nëse ka shqiponjën në kokë të shkojnë të kapin ata që djegin flamurin shqiptar në jug. Sipas tij Rama po çon përpara vetëm axhendën greke.

“Është absurdi i një policie që nuk di çfarë bën. E ruajtën ministrin e Jashtëm tani na kanë bllokuar ne, nuk dimë ku të shkojmë. Ky është absurdi i një policie politike.

I them policisë që nëse janë trima dhe kanë shqiponjën në ballë të shkojnë të kapin ata që djegin flamurin në jug.

Kjo është policia që mesa duket e komandon edhe këtë polici Greqia. Hajde të ikim, por nuk dimë nga të ikim.

E ruajtën ministrin që mos e gjuanim ne me fjalë.

Kjo që po ndodh këtu sot është një turp për Ramën. Rama duhet të heqë ligjin e luftës dhe të pranojë gjenocidin mbi çamet. Ne shqiptaret e Çamërisë nuk mund të na thonë që nuk ekzistoni. Rama çon përpara vetëm axhendën greke”.

PDIU protesta ministri i jashtem Dendias1111 PDIU protesta ministri i jashtem Dendias111

PDIU protesta ministri i jashtem Dendias PDIU protesta ministri i jashtem Dendias1 PDIU protesta ministri i jashtem Dendias11

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura