Vizita e Merkel në Shqipëri/ Ambasadori gjerman takon Bashën dhe e informon mbi axhendën e Kancelares

Sep 7, 2021 | 8:47
SHPËRNDAJE

Pak më shumë se një javë nga vizita që do të zhvillojë Kancelarja gjermane në Shqipëri, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, ka zhvilluar një takim me kreun e opozitës, Lulzim Basha, në selinë blu.

basha zingraf

Burime nga takimi thanë për gazetën “Panorama” se kryediplomati gjerman ka informuar kreun e PD-së për vizitën e nivelit të lartë që do të zhvillojë në rajon. Një ditë para se të vijë në Shqipëri, mësohet se Merkel do të jetë në Beograd, ndërkohë takimet do të zhvillohen me Kryeministrat e vendeve të rajonit. Po ashtu mësohet se fokusi i takimeve do të jetë në lidhje me Procesin e Berlinit.

Kancelarja gjermane mbështet Procesin e Berlinit dhe jo nismën e tre liderëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për Ballkanin e Hapur. Merkel do të jetë në postin e Kancelares deri në fund të muajit shtator, pas tri mandatesh radhazi në këtë post.

Procesi i Berlinit u iniciua nga Gjermania në vitin 2014 për të përmirësuar marrëdhëniet brenda rajonit të Ballkanit dhe për të përshpejtuar integrimin në BE të atyre shteteve që nuk janë ende anëtare. Fokusi është në ato vende të Ballkanit që ende nuk janë anëtare të BE-së – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura