Zyrtari i DASH: Shqipëria do presë edhe 2 mijë muxhahedinë

Feb 15, 2016 | 9:17
SHPËRNDAJE

Shqipëria do të presë 2 mijë muxhahedinë të tjerë, ndërkohë që priti 1 mijë muxhahedinë para një viti.

john-kerry-rama-1Edhe pse kjo gjë nuk u deklaruar gjatë takimeve të djeshme të sekretarit amerikan JOhn Kerry, në Tiranë, lajmin e ka dhënë një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit pas përfundimit të vizitës në Tiranë të Kerryt.

“Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka qenë në Shqipëri për të falenderuar qeverinë shqiptare për muxhahedinët”, raporton VOA duke cituar një zyrtar të lartë të DASH.

“Zyrtari i DASH tha se Kerry nuk foli publikisht për zhvendosjen e muxhahedinëve, pasi mbetet një çështje e ndjeshme”, shkruan VOA.

Sipas të njëjtin burim, pra zyrrtarit të DASH, SHBA e ka ndihmuar edhe financiarisht Shqipërinë. Bëhet fjalë për një donacion prej 20 milionë dollarë që do të jepen përmes agjencisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

SHBA i ka dhënë Shqipërisë siguri dhe ndihmë për zhvillim ekonomik, për të ndihmuar vendin të ndërtojë kapacitetin e saj fizike për të strehuar refugjatët.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura