Vizita e Kerry-t në Tiranë, shoqërohet i riu me çantë të dyshimte. Thirri: Siria!

Feb 14, 2016 | 9:42
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit ka shoqëruar në komisariat një të ri, i cili kishte një çantë, që është vlerësuar si e dyshimte për uniformat blu.

Canta1Ngjarja ka ndodhur në sheshin “Skënderbej”, ku një i ri me një çantë udhëtimi është filmuar duke u shoqëruar nga Policia.

Ai gjendej në shesh, në një kohë kur pritet vizita e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry.

Mësohet se personi i shoqëruar ishte një turist endacak dhe eshte shoqeruar per verifikime, pasi thirri “Siria, Siria” në shesh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura