‘Vuçiç në Tiranë’, DASH: Historike, përgëzojmë dy liderët, angazhim për paqen në Ballkan

May 29, 2015 | 16:35
SHPËRNDAJE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pëshëndetur vizitën e kryeministrit të Serbisë. Aleksandër Vuçiç në Tiranë, pritur nga homologu i Shqipërisë, Edi Rama.

DASH

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka quajtur këtë një vizitë historike, ndërkohë që ka përgëzuar liderët Rama e Vucic për riafirmimin e vullnetit për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve.

“DASH uron kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, për vizitën e parë zyrtare nga një kryeministër serb në Tiranë më 27 maj. Vizita historike e Vucic vjen gjashtë muaj pasi kryeministri Rama ka vizituar Beogradin në vizitën e parë të tillë nga një kryeministri shqiptar në gati 70 vjet. Ne përgëzojmë këta liderë për riafirmimin e angazhimit te tyre të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve të tyre dhe duke kontribuar për paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit”- thuhet ne reagimin e DASH.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura