Vizat në SHBA, ambasada jep njoftim të rëndësishëm për ata që kanë pyetje

Sep 20, 2018 | 13:21
SHPËRNDAJE

Per te gjithe ata qe duan te dine rreth peticioneve per vizat imigruese ne SHBA, ambasada amerikane ne Tirane ka dale sot me nje informacion te vlefshem.

“Është e rëndësishme të dini se Shërbimet e Nënshtetësisë dhe Imigracionit (USCIS) shqyrtojnë peticionet, ndërsa Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) cakton takimet për intervistë, ndaj ju duhet t’u drejtoheni atyre me pyetjet tuaja”- shkruan ambasada.

Mesazhi i ambasades 

Ju uroj një të enjte të mbarë! Keni pyetje rreth peticioneve të vizave imigruese? Është e rëndësishme të dini se Shërbimet e Nënshtetësisë dhe Imigracionit (USCIS) shqyrtojnë peticionet, ndërsa Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) cakton takimet për intervistë, ndaj ju duhet t’u drejtoheni atyre me pyetjet tuaja rreth peticioneve në pritje për t’u bërë aktuale, apo për datë interviste. Gjithsesi, nëse thjesht dëshironi të pyesni se si funksionon procesi, unë jam këtu për t’ju ndihmuar! ?#PyetAnnën ?‍?

ambasada

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura