Vizat, KE bën vlerësimin e kriterit të fundit për liberalizimin

Jun 12, 2018 | 9:00
SHPËRNDAJE

Zyrtarë të Komisionit Evropian kanë deklaruar se vlerësimi për kriterin e fundit për liberalizim të vizave, përkatësisht për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit është duke vazhduar ende.

KE

Muaji qershor pritet ta përcaktojë përfundimisht fatin e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Kah fundi i këtij muaji pritet që Komisioni Evropian (KE) ta publikojë rekomandimin lidhur me atë se sa është përmbushur kriteri i fundit për viza, lufta ndaj krimit të organizuar e korrupsionit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ekspertët e procesit të integrimit konsiderojnë se vlerësimi do të jetë pozitiv dhe se procesi i liberalizimit mund të finalizohet përgjatë këtij viti.

Njësoj shpresojnë edhe krerët institucionalë, të cilët thonë se Kosova tashmë ka dorëzuar të gjitha të dhënat te zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) për punët që janë kryer rreth këtij procesi.

Ndërkaq zyrtarë nga KE-ja kanë thënë për gazetën se vlerësimi i kriterit të fundit është duke vazhduar ende në këtë institucion.

Ndërkohë, është bërë e ditur se në momentin që do të plotësohen të gjitha kushtet Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti Evropian do ta miratojnë edhe formalisht rekomandimin e KE-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura