“Vitrina më e dhimbshme e pasojave të pandemisë”, Presidenti Meta thirrje Qeverisë: Të shmangim katastrofën në ekonominë e çdo familje shqiptare

Aug 7, 2020 | 13:54
SHPËRNDAJE

Pas-rënies-së-blerjeve-dhe-mungesës-së-klientelës-me-dhjetra-biznese-janë-detyruar-të-nxjerrin-aktivitetin-në-shitje-për-të-mos-falimentuar-totalisht.-3-600x393

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me shqetësim, lidhur me situatën ekonomike të krijuar nga pandemia e Covid-19, e cila ka bërë që të mbyllen mijëra qepena të biznesit të vogël në mbarë vendin.

Kreu i shtetit i bën thirrje Qeverisë “të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes nje strategjie konkrete dhe efikase”.

Sipas Metës, duhet shmangur “humbjae dhjetëra mijëra vendeve pune, katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë”.

Reagimi i Presidentit Meta:

Mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë kombëtare të efekteve negative të pandemisë COVID-19.

Të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes nje strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune, katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë.

LEXO EDHE

Vitrina e krizës nga COVID-19 në Shqipëri. Bizneset ulin qepenin ose dalin në shitje

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura