Vitia: Lajmi që janë anuluar vaksinat Pfizer është i pavërtetë

Apr 16, 2021 | 20:57
SHPËRNDAJE

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka njoftuar se lajmi i publikuar për anulimin e vaksinave Pfizer është i pavërtetë. 

777-780x439

“Sot në vend të një konferencë për të treguar për masat e reja, më duhet të flas për një lajm të pavërtetë, i cili është i dëmshëm për procesin e vaksinave. Lajmi i publikuar në Gazetën Insajder është i pavërtetë, i dëmshëm dhe dashakeq”, tha ai.

Ministri tha se tashmë është themeluar komisioni për negocimin e vaksinave kundër COVID-19.

Gazeta Insajderi gjatë ditës ka publikuar një hulumtim ku thuhet se ministri Arben Vitia nuk ka nënshkruar kontratë me kompaninë Pfizer dhe BioNtech.

Sipas gazetës e gjithë puna për furnizim me vaksina është kryer. Duhej vetëm që Vitia të nënshkruante kontratën të cilën nuk e ka bërë. Si pasojë e kësaj, furnizimi me vaksina do të shtyhet deri në shtator.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura