Viti ri shkollor, Bushati: Shkollë të re në Velipojë!

Sep 5, 2018 | 16:17
SHPËRNDAJE

Shkolla “Nikollë Zogorjani” është shkolla e vetme e Njësisë Administrative Velipojë. E ndërtuar në vitin 1972, që nga ajo kohë shkolla nuk ka pësuar asnjë ndryshim përveç ndonjë ndërhyrje të vogel restauruese. Në këtë godinë bëjnë mësim që nga fëmijët e vegjël të kopshtit e deri te shkolla e mesme dhe ka funksionuar me mësim me dy turne duke sjell vështirësi për nxënësit.

6fdccbcd-2a21-419c-aed2-0aa6967ecb98Shkolla e mesme e bashkuar “Nikollë Zogorjani”, në Velipojë do të mirëpresë këtë vit nxënësit me ambientet e reja. Me iniciativë të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, njëkohësisht dhe deputet i zonës, dhe financim të donacioneve të huaja është bërë rikonstruksioni i plotë të klasave, ambienteve sportive të jashtme, instalimi i sistemit të ri të ngrohjes dhe sistemit elektrik, me një vlerë totale prej 340 milionë lekë. Pas rikonstruksionit rreth 367 nxënës të kësaj shkolle do të gjejnë ambiente të reja dhe me kushte shumë herë më të mira.

759a18bb-77b1-4e79-8ea0-64aa9322e88bPopullsia e kësaj zone është nje popullsi arsimdashese. Fenomeni i braktisjes se shkolles as nuk ekziston si term edhe pse, një pjesë e mirë e familjëve jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike. Maturantët e vjetshëm kanë patur një rritje kalueshmerie prej 14% me vitin paraardhës.

d272a054-2d5b-4de9-8761-4931c2661cf6 c47e568e-9d9a-48c3-832f-757f405ca0c7 81b0fac7-4292-494b-a09b-f218c9b08014 c47e568e-9d9a-48c3-832f-757f405ca0c7 (1) 5a54aaac-10dd-4352-98b2-8bb8c18d7ad4 759a18bb-77b1-4e79-8ea0-64aa9322e88b 84267fe9-4722-4077-80a1-b749f8da2c52

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura