Vitamina D nuk e mbron trurin

Nov 1, 2018 | 19:49
SHPËRNDAJE

Vitamina D nuk është mbrojtëse për trurin. Në fakt, nuk ka gjasa të mbrohemi nga skleroza e shumëfishtë, Parkinson, Alzheimer ose çrregullime të tjera të trurit. Në këtë përfundim ka dalë një studim i Universitetit Australian, botuar në “Nutricional Neuroscience”.

Bazuar në një rishikim sistematik të 70 studimeve klinike dhe paraklinike, studiuesit kanë analizuar rolin e vitaminës D në një gamë të gjerë të sëmundjeve neurodegjenerative. “Studimet e mëparshme kishin treguar se pacientët me një sëmundje neurodegjenerative janë të prirur të kenë nivele të ulëta të vitaminës D”, vuri në dukje Krystal Iacopetta, autori kryesor i studimit.vitamina-D-758x396

“Kjo ka çuar në hipotezën se nivelet më të larta të vitaminës D, përmes ekspozimit në diell, ose duke marrë suplemente, potencialisht mund të ketë një ndikim pozitiv. Por, rezultatet e mëvonshme nga analiza e të gjithë literaturës shkencore, treguan nuk është kështu dhe se nuk ka prova bindëse për të përcaktuar vitaminën D si një agjent mbrojtëse për trurin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura