Vitamina D, mburojë kundër kancerit të zorrës së trashë

Jul 7, 2018 | 19:30
SHPËRNDAJE

Të paturit nivele të larta të vitaminës D në gjak mbron kundër kancerit të zorrës së trashë. Konfirmimi i këtij funksioni të rëndësishëm të një vitamine të njohur tashmë për përfitime të shumta shëndetësore është rezultat i një studimi ndërkombëtar, bashkëpunim i kërkuesve nga Evropa, Amerika dhe Azia, publikuar në gazetën e Institutit Kombëtar të Kancerit.Alimenti-con-vitamina-D

Vitamina D, e njohur për rolin e saj në shëndetin e kockave, mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të këtij tumori përmes ndryshimeve metabolike. Për të arritur në këtë përfundim janë analizuar 5700 raste të kancerit kolorektal dhe 7100 raste të menaxhuara dhe të monitoruara për 5.5 vjet.

Gjatë kësaj kohe rezultoi se tek pacientët me përqendrime jo optimale të vitaminës D kishin një rrezik 31% më të madh për zhvillimin e kancerit kolorektal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura