Visjan Ukcenaj: Ja me cilën politikane do të doja të kaloja një natë dhe të bëja edhe gjëra të ndaluara

Sep 6, 2018 | 14:05
SHPËRNDAJE

KLOTILDA HARKA/ I njohur për rolin e laçianit në “Apartamenti 2 XL”, Visjan Ukcenaj po përgatitet të sjellë personazhet e rinj në “Duplex”. Për “jetën e dyfishtë” nga shtëpia para kamerave në atë jashtë kamerave ku pret ardhjen në jetë djali i tij, Visjani rrëfen për “Panorama Plus” prapaskenat e show-t improvizues:

vii

Nga “Apartamenti 2XL” do të të shohim në “Dublex”, si e përjetove këtë lëvizje në tjetër televizion?

Në fakt ishte një lëvizje shumë e rëndësishme. Jam shumë entuziast për gjërat e reja. E prita me shumë qejf dhe përgjegjësi dhe do të jetë një sfidë e re dhe e bukur. “Apartamenti 2XL” më bëri të njohur për publikun, por “Duplex” do të jetë diçka më shumë. Dhe mezi po pres të fillojmë sezonin e ri tashmë në një familje më të madhe, familjen “Klan”.

Improvizimi është formula e këtij show humori. Për ty është më e vështirë teksti i mësuar përmendësh apo krijimi i situatave aty për aty?

Për mua nuk ka gjëra të vështira, ka gjëra që kërkojnë punë dhe ato që kërkojnë shumë punë dhe talent. Të mësosh tekst mund ta bëjë kushdo, por të improvizosh kërkon talent dhe punë. Mendoj se improvizimi është ndër zhanret më të vështirë të interpretimit, por dhe ndër më të bukurit.

 

Intervistën e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/visjan-ukcenaj-ja-me-cilen-politikane-do-te-doja-te-kaloja-nje-nate-dhe-te-beja-edhe-gjera-te-ndaluara/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura