Vishet si Grei i filmit “50 hijet e Greit”, mësuesja e përjashton nga klasa

Mar 6, 2015 | 16:16
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Një djalë është përjashtuar nga klasa në Ditën Botërore të Librit pasi është veshur si Christian Grey personazhi kryesor në librin “50 hijet e Greit”.

Liam Scholes, 11 vjeç ka shkuar në shkollën e tij Sale High School në Manchester i veshur me kostum, një maskë sysh dhe lidhëse llastiku, si personazhi në novelën erotike, shkruan “Daily Online”.

Por mësuesja nuk e ka parë anën qesharake të kësaj veshje dhe ka telefonuar nënën e djalit, Nicole e cila është edhe ajo mësuese në shkollën fillore, duke i thënë se veshja e tij është e papranueshme.

Fëmijëve u është kërkuar të vishen si një karakter librash në këtë event kushtuar librit.

Liam dhe nëna e tij kanë menduar se veshja e Mr. Grei do ishte argëtuese por nuk rezultoi e tillë.

“Menduar se ishte argëtuese. Djali im më tha që të vishej si Grei dhe ne qeshëm. Nuk na e priste mendja se e gjithë kjo do shkaktonte një problem”-ka thënë nëna e Liam.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura