“Vishet me tuta dhe bën batuta, por…”- Gjekmarkaj në Lezhë: Edi Rama është plakur si politikan, s’ka çfarë i jep më Shqipërisë!

Apr 17, 2021 | 13:11
SHPËRNDAJE

Kandidati i PD-së për deputete në qarkun e Lezhës Agron Gjekmarkaj, gjatë takimi me të rinjtë tha “se idealizmi mund ta ndryshojë Shqipërinë”.

Në fjalën e tij, Gjekmarkaj sulmoi edhe Kryeministrin Edi Rama, të cilin e cilësoi si të plakur në politikë që s’ka çfarë ti japë më Shqipërisë.

Ndër të tjera, ai tha se më 25 prill, Partia Demokratike do të fitojë bindshëm pasi ka rininë me vete, kurse Rama jo: “ndonëse përpiqet shesh më shesh të bëjë batuta të tregojë qyfyre të vishet me tuta të duket sportiv në fakt është i vjetërsuar”.

“Pse fiton Shqipëri?:

Fiton se në zemër të kësaj fushate jeni ju, jeni të rinjtë e Shqipërisë të cilët nuk doni të ikni, doni të rrini këtu, ta bëni Shqipërinë, Europiane, të banueshme dhe të jetueshme dhe demokratike. Unë jam i sigurt që më datën 25 prill ne do të fitojmë nëse do të numëroheshin votat tona, ja ku janë votat tona, jeni ju me flamujt tuaj, me shpresën dhe gëzimin e fitores që e kemi të gjithë me vete.

Unë me profesion jam pedagog punoj me moshat tuaja dhe më ka ndodhur që gjatë jetës të lexoje edhe libra. Kam lexuar Çurçillin i cili thotë që nuk do të kishte politikë pa idealizmin e rinisë dhe nuk do të kishte hile në politik pa moshën e tretë. Unë jam diku ndërmjet por më afër jush për nga profesioni  dhe ende besoj se idealizmi mund ta ndryshojë Shqipërinë, mund ta ndryshojë Lezhën, mund ta ndryshojë fundin e këtyre tetë viteve  duke na dhëne një fitore kaq të domosdoshme për Shqipërinë, e cila do të jetë fitorja jonë, do ët jetë fitorja juaj, por mbi të gjitha do të jetë fitorja e së ardhmes sepse ndan dy botë, të shkuarën që menduam se e kishim lënë pas vite më përpara dhe na u përsërit me Edi Ramën  dhe të ardhmen që duhet të fillojë pas 25 Prillit.

Unë jam i bindur që dot ë fitojmë bindshëm, ndejshëm, fort sepse kemi rininë me vete atë që Edi Rama se ka, ndonëse përpiqet shesh më shesh të bëjë batuta të tregojë qyfyre të vishet  me tuta të duket sportiv në fakt është i vjetërsuar.

S’ka asgjë të keqe të jesh i moshuar, të jesh edhe plak, do të kalojmë të gjithë në trajektoren e viteve, por ai është plakur si politikan s’ka çfarë i jep më Shqipërisë, është plakur nga pesha e korrupsionit, është plakur nga pesha e banalitetit, është plakur nga servilizmi i njerëzve që i ka dhunuar 8 vite që i ka si kope nga pas”- tha Gjekmarkaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura