Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi prej disa kohësh jemi mësuar ta shohim ndryshe, në pasionin e saj për gatimin.
Ndërkohë së fundmi ajo ka zbuluar se i pëlqen dhe të këndojë.
Në një postim në Instastory, Kryemadhi shfaqet duke gatuar se bashku me ish-deputeten Kejdi Mehmetaj, dhe duke kënduar së bashku këngën e grupit fierak Free Mc, “Vish Fustanin me toka”.
Kujtojmë që Kryemadhi është në krye të listës së kandidatëve për deputetë të LSI në Fierit, ndërsa e dyta është Kejdi Mehmetaj. Kryetarja e LSI ka zgjedhur të garojë në tre qarqet më të vështira, në Tiranë në Fier dhe në Elbasan!
Mbrëmjen e djeshme, Kryemadhi ishte në Fier, ku darkën thotë se e ka mbyllur duke gatuar dhe kënduar së bashku me Kejdin.