Zhiti para deputetëve: Pranova propozimin në një moment shumë të vështirë për mua. Topalli kundër Nishanit: Ta dekretojë!

Feb 9, 2015 | 12:11
SHPËRNDAJE

Megjithëse është refuzuar nga Presidenti Bujar Nishani, ish ministri i PD-së, Visar Zhiti u paraqit sot në Komisionin e Jashtëm në seancën dëgjimore. Ai u takua fillimisht me deputetin demokrat Aldo Bumçi e më pas me Topallin e Islamin perpara se te dilte përpara komisionit.

Visa Zhiti, sot ne Komisionin e Jashtem

Ai theksoi se e pranoi këtë propozim në një moment të vështirë. “Në nje moment te veshtire pranova kete detyre shpirterore. Sepse bota ka nevoje per shpirtin, jo vetem per materien. Token tone e kane shkelur 2 papa Vojtila qe ndikoi ne permbysjen e regjimit komunist. Dhe po keshtu u perserit nje vizite e nje pape, e Franceskut. Ai zgjodhi Shqiperine qe eshte emblema e harmonise fetare. Eshte me shume se tolerance. Ne nuk e ndalojme, por e mbeshtesim njeri-tjetrin pavaresisht fese. Por edhe si nje vend martiresh”- tha Zhiti.

Sipas tij, detyra e ambasadorin ne Vatikan eshte te lartesoje kete nivel marredheniesh. “Dhe mbeshteteja shpirterore qe Vatikani i ka dhene shqiperise tja kthejme”- tha ai.

“Ne kemi vlera dhe duhet t’i tregojme keto, sepse eshte shtet moral. Dhe duke punuar ne kete drejtim jane vlere qe duhet te shtohen. Shqiperia ka nje backround shume te shkelqyer per Europen. Dhe Europa eshte vone te pranoje Shqiperine, jo Shqiperia eshte vone te pranoje Europen. Sepse ne i kemi dhënë Skendebeun Europes, qe eshte quajtur mbrojtes i njerezimit”- tha Zhiti. 

Zhiti ka theksuar me tej se “I takon Shqipërisë qe te realizoje venien e statujes se Nene Terezez ne Vatikan dhe ne duhet ta vendosim. Une e kam ngritur dhe me pare kete. Une marre persiper qe shtatorja e Nene Terezes do te vihet ne Rome”.

Gjate fjales ne komision, deputetja demokrate Jozefina Topalli u shpreh me vleresim te larte per Zhitin.”Do te doja te falenderoja zotin Zhiti per pranimin e kesaj detyre ne Vatikan. Ai eshte nje apostull shqipeptar. Jemi krenar per emrin e Visazh Zhitit”- tha ajo. 

Topalli e ka përforcuar qëndrimin e saj pro Zhitit edhe në një dalje para mediave në perfundim të mbledhjes së Komisionit.
“Presidenti Nishani duhet ta dekretoje Visar Zhitin edhe pse në këtë rast konsultimet nuk janë bërë. Duhet bërë një përjashtim ndonëse qeveria duhet të konsultohet me presidentin për emërimin e ambasadorëve”- tha ajo. 

Blushi
“Laiciteti eshte i vlefshem dhe i domosdoshem dhe s’duhet ta cenoje njeri, dhe perfaqesues te kishes. Ti japim mbeshtetje absoulte Zhitit, jo vetem si amabsador, por per te mbrojtur themelet e shtetit. Por edhe prwsidenti e paragjykoi Zhitin per arsye te tjera. Prsidenti duhet ta kaloje kete pengese. Eshte dita te mbrojme Republiken dhe laicitetin e shtetit”- tha Blushi. 


Zhiti nuk është pa eksperiencë në diplomaci. Në vitin 1997, Zhiti u emërua atashe kulturor në Ambasadën shqiptare në Romë, ku qëndroi deri në vitin 1999. Ai mban gradën diplomatike “këshilltar”. Presidenti i Republikës është shprehur se nuk do të dekretojë Visar Zhitin për ambasador për shkak se ka munguar konsultimi i Kryeministrit Rama me të, duke e anashkaluar institucionin e Presidentit në lidhje me dekretet për ambasadorët.

Kisha Katolike ka refuzuar kandidaturën e Visar Zhitit për ambasador në Vatikan. Kisha ka sqaruar se nuk ka asgjë personale me kandidatin Zhiti, por shprehet se në Vatikan duhet të jetë një katolik dhe jo një mysliman, edhe pse sipas Kishës Visar Zhiti është i moderuar, një shkrimtar, poet e përkthyes i poezive të Papa Vojtilës dhe që ka marrëdhënie të mira me komunitetin katolik në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura