Visar Zhiti: Dritëroi, Pano Taçi e Migjeni, fatet e tre poetëve në diktaturë

Oct 14, 2018 | 13:39
SHPËRNDAJE

VISAR ZHITI

1960- Mbledhja e 81 partive në Moskë, kacafytje përbindshërore. Pano Taçi lirohet në hollin e Teatrit Kombëtar, ku do të bënin homazhe miqtë e shumtë, qytetarë e artistë si dhe Presidenti i Republikës. Fjalën e lamtumirës për Pano Taçin në vendin e prehjes, në Tufinë, do ta mbante poeti Agron Tufa. “Sa pak qiell për ty”, do të perifrazonte ai një titull libri të të Ndjerit…

2014- Botohet në 4 volume poezia e mikut të Dritëroit dhe të Pano Taçit e jo vetëm, Fatos Arapit, poetit që lëvroi një poezi qytetare, më europiania në vitet e mbylljes së diktaturës komuniste.

visar zhiti

2017- në 3 shkurt do të mbyllte sytë përgjithmonë Dritëro Agolli, në moshën 86-vjeçare. Do të përcillej për në Tufinë me nderime të shumta, me homazhe e duartrokitje dhe me fjalën e Kryeministrit Edi Rama. Librari e shkolla kishin marrë ndërkaq emrin e tij.

TRI ÇËSHTJE DHE NJË DËSHIRË SI PËRFUNDIM Tre poetë të një datëlindjeje. Të dashur të tre. Nga të ndryshëm me mënyra të ndryshme. Deri dhe me urrejtje… Sipas meje, me këta tre poetë, Migjeni, Agolli dhe Taçi, mund të ngrihen dhe tri çështje, të konsoliduara keqas dhe të mbartura si atavizmë:

1.Keqpërdorimi i traditës, duke u nisur jo vetëm nga keqkuptimi i saj. Së pari, ajo u gjymtua në diktaturë, duke përdorur kriterin e “kufizimeve ideore” dhe të “luftës së klasave”, edhe në kulturë, u ndaluan autorë të rëndësishëm, klasikë, gjithashtu dhe nga autorët që u lanë, u ndalua një pjesë e veprave, duke u përsëdytur ndryshe ky gabim, duke himnizuar nga pjesa e mbetur. Pra, tradita nuk shikohej pasuri kulturore e vendit dhe si përvojë e shekujve, por se sa i shërbente ideologjizimit dhe çimentimit të regjimit.

2. Diktatura përçau egërsisht letërsinë shqipe, e ndau më dysh, ku njërën pjesë e bëri të sajën, i dha kushte begatimi, duke e vënë në shërbimin të vetes, të propagandës “trushplarëse”, ndërsa pjesën tjetër e dënoi, duke pushkatuar autorë, duke burgosur sistematikisht e duke ndaluar vepra, pa u lodhur punoi me të gjitha mjetet diktatoriale, me qëllim që nga kjo pjesë të mos dalë asgjë, të bëhet e mosqenë.

3. Dukuria e daljes së letërsisë nga burgjet, e autorëve dhe veprave të tyre. Sa janë përfshirë ato në jetën letrare kulturore të vendit, edhe zyrtarisht, deri te tekstet shkollore

Në një farë mënyre, Letërsia Shqipe e gjysmës së dytë të shekullit XX i përket një metode të veçantë, “Realizmit të dënuar”, sipas meje, sepse i tillë ishte realiteti i tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura