VISA mbështet Fibank për të promovuar kartat pa kontakt dhe transaksionet me to

Oct 23, 2020 | 14:51
SHPËRNDAJE

fibank1

Gjatë verës së këtij viti, Fibank nisi dy fushata në bashkëpunim me VISA. Ky bashkëpunim ka për qëllim të nxisë lëshimin e kartave të reja në Shqipëri si dhe përdorimin e kartave në pikat e shitjes. Duke marrë parasysh nevojat e situatës aktuale, Fibank dhe Visa kanë promovuar transaksionet nepermjet kartave pa kontakt.

Qëllimi kryesor për këto fushata është rritja e numrit të kartave të reja të lëshuara për qytetarët si edhe nxitjen e transaksioneve me kartat pa kontakt në pikat e shitjes, duke kënaqur bazën ekzistuese të klientëve.

fibank2Kartat e reja të kreditit fitojnë një bonus parash në llogari. Klientët me numrin më të lartë të transaksioneve dhe shumën më të madhe të shpenzuar përfitojnë kupona dhuratë nga disa dyqane në Shqipëri. Mesazhi kryesor i fushatës është: “Blini pa kontakt me Kartat Fibank dhe bëhuni pjesë e dhuratave fantastike!”

Këto fushata do të shtrihen gjatë gjithë vitit 2020.

Duke përdorur karta pa kontakt, klientët shmangin kontaktin e tregtarit me kartën, duke dhënë një përdorim më higjienik të pagesave në terminale.

Transaksionet pa kontakt bëhen në më pak se 10 sekonda dhe të gjithë mund ta përdorin në çdo dyqan në Shqipëri dhe jashtë saj për të paguar për mallra dhe shërbime, lehtë dhe pa përdorur para në dorë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura