Virusi vdekjeprurës/ SHBA gati evakuimin e diplomatëve dhe amerikanëve nga qyteti i rrezikut

Jan 25, 2020 | 14:25
SHPËRNDAJE

Qeveria amerikane po pergatotet per evakuimin e diplomateve te saj dhe qytetareve amerikane nga qyteti kinez i goditur nga virusi vdekjeprures. im-147377

Lajmin e raportojne mediat e huaja, referuar ne burime qe nuk identifikohen. Operacioni vjen pasi numri i vdekjeve nga një koronavirus që filloi në Wuhan ngjitet mbi 40 dhe numri i te infektuarve arrin në 1.200.

Përhapja e shpejtë e sëmundjes ditët e fundit nëpër Kinë dhe në mbarë botën, përfshirë dy raste në SH.B.A., ka ngjallur frikën e perhapjes se madhe.

Rreth 1.000 qytetarë amerikanë mendohet se janë në Wuhan, dhe konsullata e SHBA atje ka plan t’i marre me nje avion carter te vene ne dispozicion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura