Virusi vdekjeprurës, mbyllet transporti publik në qytetin kinez. Ja dyshimet se nga vjen

Jan 23, 2020 | 8:03
SHPËRNDAJE

Wuhan, një qytet kinez me njëmbëdhjetë milion njerëz, do të mbyllë përkohësisht transportin publik, ne perpjekje per ndalimin e shpërthimit te një lloji të ri të virusit, raporton BBCap_20021423240585_1579635036521

Popullsia qe jeton në qytet janë këshilluar që të mos largohen, ndërkohë që miliona kinezë po udhëtojnë për festën e ardhshme të Vitit të Ri.

Nga virusi ka më shumë se 500 raste të konfirmuara dhe 17 njerëz kanë vdekur.

Virusi kuptohet të jetë një lloj i ri i koronavirusit i pa identifikuar më parë te njerëzit. Virusi Sars (sindromi i rëndë i frymëmarrjes akute) që vrau gati 800 njerëz në nivel global në fillim të viteve 2000 ishte gjithashtu një koronavirus, siç është edhe ftohja e zakonshme. Të gjitha vdekjet deri më tani kanë qenë në Hubei, provinca përreth Wuhan.

Nderkohe sipas CNN, po punohet në një pistë tjetër për të gjetur shkakun e koronavirusit, pasi ka dyshime se vjen nga gjarpërinjtë e pikërisht nga kobra apo kraiti kinez pasi këto lloje gjendet shumë të përhapura në këtë rajon.

Sëmundja u raportua për herë të parë në fund të dhjetorit 2019 në Wuhan, një qytet i madh në Kinën qendrore, dhe është përhapur me shpejtësi. Që atëherë, udhëtarët e sëmurë nga Wuhan kanë infektuar njerëz në Kinë dhe vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura