“Virusi s’do prekë 100% të popullatës’, Brataj ndan shqetësimin e madh: Me këtë transmetim nga të rinjtë, në fund të korrikut e gushtit në spital do kemi…

Jul 11, 2020 | 12:57
SHPËRNDAJE

Duke apeluar fort per mbajtjen e maskes, madje vendosjen e saj te detyrueshme, Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha se koronavirusi nuk do të infektojë asnjëherë 100% të popullatës.brataj1

Ne nje interviste ne “News 24”, Brataj theksoi se “Nga testet serologjike përqindja është 5.6 përqind. Edhe vendet që nuk janë hapur nuk kalojnë 10 përqind” tha ai.

Sipas Brataj “është maska ajo që mund të na mbrojë në këto momente. Ai pohoi se po punohet për të gjetur një vaksinë dhe virusi do ta ketë një fund, nuk është pa mbarim’.

Sipas tij, po të zbatohen këto masa që themi për 3 javë do kemi rënie deri në 60% të infektimeve.

Nisur nga shifrat e larta te rasteve te reja, e me shumice, mosha te reja, te infektuar se fundmi, madje edhe te shtruar ne Infektiv, Brataj nenvizoi nje shqetesim te madh ne kete moment.

“Në këtë moment kemi më shumë të infektuar të rinj. Mosrespektimi i masave në këto mosha është në maksimum. Më shqetëson kjo gje, sepse këtë transmetim po e çojnë në familje, tek me te moshuarit. Në fund të korrikut dhe gushtit do të na paraqiten prindërit dhe gjyshërit e tyre, do të jetë me shumë rrezik”, tha Brataj, duke apeluar per mbajtja strikt te protokolleve, maska kudo, distance dhe higjiene.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura