Virusi i ri kinez, Organizata Botërore e Shëndetit takim urgjent

Jan 22, 2020 | 19:28
SHPËRNDAJE

Në Gjenevë po mbahet një takim urgjent i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të vlerësuar nëse përhapja e koronavirusit përbën një situatë emergjence botërore.

Ekspertët pritet të japin rekomandimet e nevojshme për të menaxhuar situatën. Deri tani OBSH-ja ka konfirmuar 440 raste personash të prekur nga virusi, përfshirë 17 vdekje.

1FC2600B-43CC-44BF-AC82-8BBD0FEC8D8F_w1023_r1_s

Prej momentit që koronavirusi u zbulua në një treg peshku në qytetin Wuhan të Kinës tre javë më parë, virusi u përhap me shumë shpejtësi si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Raste vdekjesh janë raportuar në Kinë, Tajlandë, Japoni, Korenë e Jugut dhe Tajvan.

Në SHBA të martën u njoftua rasti i parë i prekjes nga virusi. Bëhet fjalë për një person që u kthye në Siatëll javën e kaluar pas një vizite në qytetin Wuhan të Kinës. Ai ndodhet në spital në gjendje të mirë shëndetësore, por rasti ka bërë që zyrtarët amerikanë të jenë në gatishmëri të plotë.

Organizata Botërore e Shëndetit vazhdon t’u bëjë thirrje të gjitha vendeve që të jenë në gatishmëri për t’u mbrojtur nga mundësitë e shpërthimit të virusit në shkallë të gjerë./VOA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura