VIP-at që jetojnë të lumtur me partnerë të huaj dhe ata që nuk ia dolën

May 17, 2016 | 11:56
SHPËRNDAJE

Nëse kthehemi në historinë e njerëzve më të njohur shqiptarë, madje edhe nëse shkojmë prapa në kohë, shohin se këta burra kishin rënë në dashuri dhe u martuan me femra të huaja.

E vërtetë është se dashuria ka qenë kaq e fortë, sa ka lidhur dy vende, dy kultura dhe dy njerëz të ndryshëm. Pra nuk duhet të çuditemi që të dëgjojmë sot njerëz të botës së politikës dhe artit të martuar me një të huaj, që nga koha e Ali Pashë Tepelenës, apo Sami Frashërit e deri tek Albin Kurti apo Behgjet Pacolli sot, apo të tjerë emra të njohur të botës së showbiz-it si Emina Çunmulaj, Anjeza Shahini etj.

Nëse flasim për politikanin dhe biznesmenin Behgjet Pacolli, ky ka qenë i martuar një herë me shqiptaroitalianen e famshme Ana Oxa, e sot ka në krah një tjetër femër të huaj, ai është martuar me rusen Masha Pacolli.

Bexhet Pacolli dhe
Behgjet dhe Masha Pacolli

Gjithashtu koka kryesore e Vetëvendosjes, Albin Kurti, që është martuar me një femër joshqiptare, konkretisht norvegjezen Rita Knudsen.

Albin Kurti dhe Rita
Albin Kurti dhe Rita Knudsen

Edhe këngëtari i njohur shqiptar, Avni Mula, është martuar që në vitet e komunizmit me rusen Nina.

Avni dhe Nina Mula
Avni dhe Nina Mula

E numërojmë tashmë edhe disa femra të njohura në botën shqiptare për zë dhe bukuri, si për shembull këngëtarja e njohur për zërin e saj, Anjeza Shahini, ajo është e lumtur dhe vetëm një vit më parë realizoi martesën e saj me anglezin Paul Edward Conoly.

Anjeza Shahini dhe
Anjeza Shahini dhe Paul Edward Conoly

Jetë të lumtur dhe tashmë edhe me një fëmijë po bën edhe topmodelja e njohur, përkrah bashkëshortit të saj biznesmenin Sam Nazarian, Emina Çunmulaj.

Emina Cunmulaj dhe
Emina Cunmulaj dhe Sam Nazarian

Por kemi nga ato personazhe që si duket nuk u eci aspak me të huaj, pavarësisht se ato kanë kujtimin më të bukur me ta: një fëmijë. Flasim këtu për këngëtaret Çiljeta Xhilaga, apo Soni Malaj, të cilat me të huajt e tyre mjaft simpatikë u panë vëtëm pak kohë, madje ndonjëra nuk dëshiroi që të ekspozohet përkrah tij.

Soni Malaj dhe ish-bashkëshorti, Mirko
Soni Malaj dhe ish-bashkëshorti, Mirko
Çiljeta dhe djali i saj Ferndando
Çiljeta dhe djali i saj Ferndando

E sa e sa të tjerë të njohur shqiptarë kanë përkrah ose kanë pasur, një shpirt binjak me shtetësi të huaj, por e rëndësishme është kur ata janë të lumtur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura