VIP-at në plazh/ Dafina në krahët e djalit misterioz, Rozana Radi pushime romantike në çift

Aug 14, 2022 | 15:56
SHPËRNDAJE

Sot axhendat e tyre janë më se të ngjeshura. Angazhimet e ndryshme ia kanë ndryshuar mënyrën e jetesës, madje edhe stilin e pushimeve. Flasim për disa nga personazhet më të njohura të showbizz-it tonë, që disa vite më parë ishte më e lehtë t’i gjeje në breg në jug të vendit. Poza romantike, apo sensuale, pak rëndësi ka. Në verë dhe buzë detit të gjitha lejohen.

“Panorama” risjell edhe një herë në vëmendje disa nga personazhet tona më të dashura, ku vite më parë kanë zgjedhur jugun e vendit për të shijuar disa orë relaksi. Pas gati 10 vitesh shumë ka ndryshuar në jetën e tyre. Ato që ishin të martuara, janë ndarë. E ato që kishin një raport ‘flash’, sot janë në një lidhje të konsoliduar. Por dikur, merrnin vëmendjen e të gjithë pranishmëve në breg dhe jo vetëm…

DAFINA ZEQIRI NË DHËRMI, FOTOT HOT ME DJALIN MISTERIOZ

Këngëtarja kosovare, Dafina Zeqiri, këtë verë ka qenë më shpesh se çdo vit tjetër në Shqipëri, për faktin se ka marrë shumë ftesa për koncerte në të gjithë vendin, për të performuar hitet e saj të fundit. Por ndryshe nga sot, vite më parë Dafina shihej gjithmonë duke performuar nën shoqërinë e reperit Ledri Vula, me të cilin asokohe ka pasur disa bashkëpunime. Dyshja vite më parë kanë qenë edhe një romancë.

Ne po risjellim disa foto të këngëtares Dafina Zeqiri teksa pushonte në plazhet e Jugut, të shkrepura nga paparaci ynë në vitin 2014.  Ajo u fotografua në shoqërinë e një djali të panjohur, i cili shoqëroi gjatë gjithë ditës poshtë çadrës dhe në det.

Binte në sy sjellja e tij prej partneri, ndërsa kujdesej për Dafinën që ajo t’ia kalonte sa më mirë. Gjatë qëndrimit të saj në Jug për koncerte, Dafina e shfrytëzonte rastin edhe për plazh e për të marrë rreze gjatë paraditeve.

Djali misterioz dhe raporti i tij me Dafinën nuk u bë i ditur në atë kohë, por vlen të theksohet se sot këngëtarja po shijon romancën e saj me Dj Geek. Është pikërisht ai që e shoqëron Dafinën pothuajse në çdo koncert të saj.

Rikujtojmë gjithashtu se këngëtarja do të performojë në Tiranë në “Sunny Hill Festival”, që do të mbahet në datat 26-27-28 gusht.

NORA ISTREFI DHE FOTOT VETËM QË NXITËN THASHETHEMET PËR NDARJEN NGA ROBERTI

Kjo është fotoja e parë e këngëtares Nora Istrefi në plazhin e Dhërmiut, që pasi ishte bërë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë vajzën e saj Renee. Në atë kohë ajo është fotografuar topless nga paparazzi ynë pa praninë e bashkëshortit të saj në atë kohë, Robert Berisha. Ashtu si çdo vit, edhe në atë kohë Nora e shfrytëzoi ditën për plazh dhe natën për koncertet, ku ishte e ftuar në një nga club-et e Vlorës.

Ajo ishte gjithmonë në prani të badigardëve që e shoqëronin ngado. Këngëtarja, asokohe 30-vjeçare, është fotografuar në momentin që ishte shtrirë në shezlong dhe kishte hequr pjesën e sipërme të bikinit, për të shmangur marrjen e ngjyrës në mënyrë të pjesshme.

Binte në sy fakti që me shumë vullnet ajo kishte arritur formën ideale fizike, pasi i dukeshin dhe muskujt e barkut, të cilat duan shumë punë për t’i rikthyer pas lindjes. Ajo ka rrëfyer disa herë se ka vite që ushtrohet në palestër, të cilën e ndjek tri herë në javë. Sa u takon pushimeve, Nora rallë herë shihej me partnerin e saj në atë kohë, Robertin, për shkak të axhendave të ngjeshura dhe të ndryshme koncertore. Tanimë Nora dhe Roberti i kanë dhënë fund roamncës së tyre, megjithtë shpesh kanë deklaruar se ruajnë raporte të mira për shkak të vajzës, Rennee.

ROZANA RADI, NË FOTOT E RRALLA ME PARTNERIN E SAJ

E rezervuar për të dhënë detaje mbi jetën e saj private, pasi e kishte provuar më parë dhe ishte zhgënjyer, Rozana Radi kishte vite që në media dhe në rrjete sociale nuk thoshte asgjë për këtë pjesë. I gjithë komunikimi i saj me fansat ishte vetëm për punën dhe hobet e saj, asgjë tjetër. Rreth 6 vite më parë, paparaci i “Panorama plus” e ka fotografuar Rozanën së bashku me të dashurin e saj, Shpëtimin.

Ne kishim informacione në atë kohë mbi lidhjen e Rozanës dhe faktin që po bashkëjetonin, por çifti nuk shfaqej shumë në publik. Teksa në atë kohë ishin bërë rreth 4 vite që ishin në lidhje, mund të thuhej se Rozana e kishte stabilizuar jetën e saj private. Mbase kjo qetësi që i jepte jeta private, reflektohej edhe në karrierën e saj. Rozana ka më shumë se 20 vite karrierë, ku ka treguar të gjithë dimensionet e saj si artiste. Përveçse si këngëtare, e kemi parë të luajë në teatër, ka bërë shumë tekste këngësh dhe ka treguar në spektakle të ndryshme aftësitë për të bërë shoë, falë imitimeve që bën. Ndërsa vitet e fundit ajo i është përkushtuar biznesit.

Fotot e Rozanës janë shkrepur në vitin 2016, në Dhërmi, së bashku me të dashurin e saj, Shpëtimin, i cili punon oficer gjyqësor në Prokurorinë e Tiranës, dhe me disa miq të tjerë. Aktorja zyrtarizoi lidhjen me Shpëtim Karakushin në muajin gusht të vitit 2018.  Vitin e kaluar u dyshua se çifti i kishin dhënë fund lidhje 10-vjeçare, megjithatë Rozana hodhi poshtë dyshimet në një intervistë virtuale me ndjekësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura