VIP-at në dilemë për të zgjedhur, dy spektaklet e kërcimit i joshin njësoj

Aug 30, 2015 | 14:00
SHPËRNDAJE

eli-1_1038
Sezoni i ri televiziv po afron, kështu që produksionet janë duke bërë përgatitjet e fundit për spektaklet e vitit. Dy “show” kërcimi do të nisin në të njëjtën kohë këtë vit, në dy ekrane, përkatësisht “Dancing with the stars” në “Vizion Plus”, dhe “Dance with me” në “TV Klan”. Por, duke qenë se protagonistë të këtyre show-ve janë personazhe të njohur, ata janë vënë në dilemë, në rastet kur ndodh që të kenë marrë ftesa paralelisht. Edhe pse disa emra janë ende në negociime, po sjellim artistët e konfirmuar të spektaklit “DWS”.

40006
Ata janë stilisti Niko Komani, këngëtarja Beatrix Ramosaj, shkrimtari Albatros Rexhaj, aktori Florian Agalliu, këngëtari Art Abazi, modelja Adrola Dushi dhe sportistja Dorina Mema. Ndërsa personazhet publike që po përfliten për spektaklin e regjisores Vera Grabocka janë: Ingrid Gjoni, Albërie Hadërgjonaj, Sejfulla Myftari, Klodiana Shala, Noizy, Irena Kita, Eli Fara etj. Produksioni i Grabockës ende s’e ka konfirmuar listën me emrat përfundimtarë që do të çiftohen në këtë garë kërcimi, për të fituar çmimin e madh. Edicionet e kaluara “DWS” u fitua nga Tuna Sejdiu, ndërsa “DWM” nga çifti i këngëtarëve Sabri Fejzullahu dhe Rozana Radi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura