Vioresin Sinani te Vllaznia, kandidat për drejtor sportiv

Jul 27, 2018 | 13:50
SHPËRNDAJE

Te Vllaznia pritet që sot të marrin fund dhe pranimi i ofertave të punës për drejtor sportiv dhe për trajnerin e ekipit të parë. Megjithatë, përflitet tashmë se gjërat janë vendosur. Vioresin Sinani pritet që të jetë drejtori sportiv, ndërsa Hasan Lika është vendosur që do të jetë tekniku i ri i skuadrës.

Sinani Vioresin

Kontributet e Sinanit si një ish-lojtar i Vllaznisë e po ashtu më pas edhe si zv/trajner i ekipit të parë në periudhën që kjo skuadër u drejtua nga Rudi Vata dihen tashmë. Emri i Sinanit nuk do të gjejë asnjë pengesë. Ndërsa, çështja e trajnerit është ezauruar tashmë. Hasan Lika do të jetë tekniku i ri i Vllazninë në kampionatin e ardhshëm. Vetë tekniku e konfirmoi një gjë të tillë në një reagim për gazetën. Si kandidatë ishin edhe Edi Martini apo Elvis Kraja, por drejtuesit vendosën që të zgjedhin një emër surprizë për postin e trajnerit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura