Violina 127-vjeçare e Hafize Leskovikut bëhet pjesë e projektit “Muzeu im”

Aug 5, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

Të gjitha kërkimet për të gjetur një fotografi të Hafize Lesko vikut nuk japin rezultat. Edhe regjistrimet e vokalit të saj, të realizuara qysh në vitet 1900, tregojnë fare pak prej vlerave të vërteta. Të lënë më shumë të hamendësosh diçka sesa të kuptosh timbrin e vokalin e zërit më të famshëm femëror të asaj kohe. Nuk u kujtuam rastësisht për Hafize Leskovikun. Muzeu Kombëtar disa ditë më parë hapi projektin “Muzeu im”, që fton të gjithë ata që ruajnë kujtime të çmuara në shtëpi t’i ndajnë me vizitorët.

Violina 127-vjeçare e Hafize Leskovikut
Violina 127-vjeçare e Hafize Leskovikut

Një unazë të trashëguar, një vazo antike apo gjithfarë tjetër që mund të ketë vite e vite jetë në sëndukët tuaja, mund të prezantohet e bëhet pjesë e projektit në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Çdo ditë të premte, gjatë paradites, njerëzit mund të shkojnë bashkë me objektin e përveç lënies së tij fizikisht, të kenë gati edhe një historik të shkurtër për ta shoqëruar. Gjithçka për ta bërë prezantimin më tërheqës. Ndër ata që iu bashkuan kësaj nisme, ka qenë violinisti Artur Zeqiri, i cili ka sjellë një nga objektet më të veçantë jo vetëm për të, por për të gjithë kohën që objekti përfaqëson.

Është një violinë 127-vjeçare e përdorur nga këngëtarja dhe violinistja Hafize Leskoviku. Zeqiri e ka trashëguar këtë vegël muzikore nga të afërmit e tij e ky objekt ka një vlerë të madhe për të, ashtu siç do kishte për këdo që do ta kishte të tijën madje, nuk është fare nevoja të jesh violinist për t’iu gë- zuar një objekti të tillë të një epoke krejt tjetër; kur violinat apo të tjera vegla muzikore, numëroheshin me gishtat e dorës. Por kush ishte dhe sa njihet sot Hafizeja? Shumica e përgjigjeve do të jenë “fare”. Ajo, bashkë me vëllain, Selim Leskovikun, ishin fëmijët e Asllan Leskovikut.

Artur Zeqiri
Artur Zeqiri

Ata formuan një nga grupet e para të sazeve, njëherësh dhe me të dëgjuar e të njohur në gjithë trevën juglindore të Toskërisë; por edhe si këngëtarë të shquar të Leskovikut. Asllani me Selimi luanin klarinetën, ndërsa Hafizeja, përveçse si këngëtare, interpretonte edhe në violinë. Ishin sazexhinjtë më të shquar të muzikës popullore me saze në Shqipërinë e Jugut të gjysmës së parë të shekullit XX . Ishte babai i tyre, Asllani, i cili ndërtoi brenda familjes sazet e famshme të njohura me emrin e tij dhe të familjes Leskoviku.

Për datën e lindjes dhe vdekjes së Selimit dhe Hafizesë nuk ka të dhëna të sakta. Mendohet të kenë lindur rreth viteve 1870-75 në Leskovik. I ati, Asllani, emigron në Stamboll në fillim të shekullit XX, qytet ku qëndron deri në 1914. Pas largimit të familjes Leskoviku nga Stambolli, ku (rreth 1914) deri në fund të viteve 1920 kanë punuar në Leskovik, kryesisht në kafenenë e tyre në qendër të qytetit, por edhe si saze shëtitëse në gjithë Shqipërinë e Jugut dhe në Janinë. Largohen përfundimisht në Stamboll rreth vitit 1922 dhe dihet se një pjesë të madhe të veprimtarisë pas viteve ‘30- të e përqendruan në klubet e shqiptarëve ku këndonin këngë përmetare e korçare.

Një nga pllakat e vjetra të gramafonit, ku janë regjistruar këngët e Hafizesë
Një nga pllakat e vjetra të gramafonit, ku janë
regjistruar këngët e Hafizesë

Pa asnjë dyshim, formimi i tyre si sazexhinj është bërë si pranë të familjes së tij, ashtu edhe nën ndikimin e traditave të shquara muzikore të lojës me saze të qytetit të tyre të lindjes, Leskovikut. Ndikim të rëndësishëm te loja e tyre ka pasur folklori muzikor polifonik i zonës së Shqipërisë, prej së cilës ata kanë huazuar edhe pjesën më të madhe të repertorit vokal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura