Viola Spiro shfaqet për herë të parë në televizion pas arrestimit të të dashurit

Dec 7, 2017 | 21:19
SHPËRNDAJE

Viola Spiro u përfol shumë ditët e fundit për shkak se i dashuri i saj u arrestua si kreu i një bande shumë të rrezikshme trafiku droge nga Shqipëria me synim tregun italian dhe atë europian. Që prej atij momenti moderatoren nuk  e kishim parë më në ekran, deri mbrëmjen e sotme kur ajo u shfaq nga studio e RTSH-së teksa diskutohet për ndeshjet e Europa Ligë. Vila është shfaqur e çtensionuar dhe komenton me qetësi dhe normalisht ndeshjet duke u bërë pyetje të ftuarve në studio si zakonisht.

Është i njëjti mesazh që ajo na kishte dhënë edhe ditë më parë nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale: jeta vazhdon po njëlloj për të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura