Viola dhe Berti harrojnë zënkat, gjejnë gjuhën e përbashkët

Jan 17, 2016 | 13:06
SHPËRNDAJE

Ish-velina e “Fiks Fare” dhe moderatorja e emisionit sportiv “Fans Zone”, Viola Spiro, e cila u bë pjesë e “Dance with me”, u përfshi gjatë spektaklit në zënka të ndryshme me një nga anëtarët e jurisë, Robert Aliajn.

p1

Komenteve të tij negative “live” për mënyrën se si performonte kërcimet në skenë, Viola iu përgjigj jo vetëm në skenë, por edhe me një intervistë për “Panoramën”, ku e cilësonte thjesht një “hipokrit”. Por tani që spektakli ka mbaruar, duket se marrëdhënia e tyre ka ndryshuar. Fotografi i ka kapur bashkë në një festë të produksionit në orët e vona, në një club nate, duke qëndruar dhe duke biseduar me njëri-tjetrit.

p5

Mesa duket, tashmë i kanë harruar zënkat për hir të shout dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët, edhe pse shihet qartë se i pari që është afruar ka qenë vetë Roberti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura