Vinte nga Athina me mbi 13 mijë euro, telashe në kufi për 27-vjeçarin nga Tirana

Feb 2, 2023 | 9:26
SHPËRNDAJE

Policia e pikës kufitare Kakavijë ka sekuestruar një shumë prej 13 100 euro, dhe ka proceduar në gjendje të lirë një 27-vjeçar i cili nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore.

4e4d1348-88b6-4a9a-bd27-2f8daad4e1dc

“Bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Athinë-Tiranë, në sediljen e drejtuesit, shtetasit F. A., gjetën 13 100 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 27-vjeçari nuk e kishte deklaruar këtë shumë parash, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. A., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura