Vin Veli ka gjetur të dashur të re? Bora Zemani i tregon më në fund të vërtetën

Jan 20, 2018 | 22:28
SHPËRNDAJE

Pak ditë pas lajmeve se Bora Zemani dhe Vin Veli janë ndarë, u përhap me shpejtësi një lajm tjetër, ai që DJ-i njohur ishte kapur mat me dy vajza në një klub. E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Bora Zemani zbuloi edhe të vërtetën e atyre fotove.

Moderatorja u shpreh se vajzat në foto janë mikeshat e saj dhe Vin Velit dhe se lajmet nuk janë të vërteta

Ndarja nga Vin Veli, Bora Zemani tregon si ja ka shpjeguar djalit të vogël

Një ndarje nuk është e lehtë, por kur në mes është edhe një fëmijë, bëhet edhe më e vështirë. Bora dhe Vin Veli, dyshja e shumë komentuar pas lajmeve për ndarjen, kanë një djalë së bashku, por si ja kanë shpjeguar ata ndarjen të djalit të tyrë të vogël?

E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Bora u shpreh se Arbori është shumë i vogël dhe nuk e kupton ende, madje ai tani po përjeton anën e mirë sepse çdo gjë e ka dyfish, dy torta, dy lodra etj.

bora zemani

“Arbori nuk e kupton, është 3 vjeç. Tani Arbori po përjeton vetëm anën e mirë të ndarjes që e ka çdo gjë dyfish. Kur ka ditëlindjen ka dy torta, shkon dy herë tek lodrat, një herë me mamin, një herë me babin, merr dy lodra gjithmonë, një nga mami, një nga babi”, tregoi Bora.

E pyetur me kë qëndron djali tani që ajo dhe Vin Veli janë ndarë, moderatorja u shpreh se Arbori qëndron herë me të, herë me babin e vetë, ku të dojë ai.

Bora Zemani flet për herë të parë për ndarjen nga Vin Veli: Ja çfarë ndodhi

Bora Zemani dhe Vin Veli kanë qenë një nga çiftet më të komentuara të vitit që lamë pasi lajmet për ndarjen e tyre u përhapën me shpejtësi. Ndërsa Vin Veli në intervista të ndryshme e ka pranuar ndarjen, Bora nga ana tjetër deri më sot nuk kishte folur publikisht.

E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, moderatorja më në fund foli për ndarjen dhe zbuloi arsyen që e çoi atë dhe Vin Velin në këtë vendim duke u shprehur se gjatë vitit që lamë pas ata kishin pasur probleme.

bora zemani

“Viti që kaloi ka qenë i mbushur me lajme. Ne kemi patur probleme. Ne s’kemi qenë asnjëherë të martuar, tani jam ndarë nga i dashuri im me të cilin kam edhe një fëmijë. Djalin e mbajmë të dy. Ne s’kemi qenë as të martuar dhe nuk na e ka caktuar gjykata se si të procedojmë. Për ne është e rëndësishme të jemi prezentë në jetën e Arborit. Ishte një vit i tërë i mbushur me lajme dhe në fund ne ramë dakord që të ndahemi. Arborit nuk ia kemi shpjeguar sepse ai nuk e kupton tani, por ai po e përjeton mirë se e ka çdo gjë dyfish, kur ka ditëlindjen ka dy torta, shkon dy herë te lodrat, i blen lodra edhe mami edhe babi, ka anët e mira tani Arbori. Ne takohemi bashkë prej djalit, ne nuk jemi armiq me njëri-tjetrin, por nuk dalim bashkë për të pirë kafe. Nëse e quaj gabim e quaj gabimin më të bukur të jetës Vinin, një nga arsyet e ndarjes time me të ka qenë vendimi për të qenë bashkë në moshë shumë të re” tha Bora.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura