Vildane Zeneli: Producentët amerikanë u çmendën kur dëgjuan vokalin tim

Jun 25, 2015 | 14:34
SHPËRNDAJE


‘’Fillimi ka qenë i vështirë për shkak se nuk kemi ditur gjuhën dhe nuk kemi njohur askënd. E kemi nisur jetën nga zero, gjithmonë më ngacmomin shoqet se nuk dija të flisja. Në Kosovë kam qenë në karate me shiritin e zi, kështu që kam mundur edhe të rrah ndonjërën. Në ndonjë rast, kur e kam pasur inat ndonjërën, më ka ndodhë që e kam kap fort dhe e kam shtri’’, – tregon supermodelja seksi Vildane Zeneli për kohën e shpërnguljes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo për të cilën flitet shumë për Vildanen, është se ajo vdes për famë. ‘’Nuk jam e dhënë pas famës. Sikur të ishte për famë, do mundja ta bëja shpejt, sepse jam me shumë njerëz të famshëm që do më ndihmonin dhe brenda dy-tri ditësh do bëhesha dikushi. Por mua nuk më pëlqen kjo, të gjithë mendojnë se kallem pas famës’’, – thotë bukuroshja Zeneli, e cila tashmë ka regjistruar këngët e para për tregun amerikan, por duke mos pasur një platformë ajo akoma nuk do i lançojë. ‘’Sa shohin në google emrin tim si modele, thonë pse t’ia blejmë muzikën asaj se është modele. Kam ndërmend të bëj një platformë të mirë që, kur të lançoj muzikën, të bëj diçka vërtet të mirë, jo vetëm hajt sa të bëhem këngëtare. Kur e dëgjuan këngën time, producentët më thanë se si është e mundur që asnjëherë të mos kem kënduar më herët në studio, meqë këndoj kaq mirë. Atëherë kam menduar se mund të bëj diçka të mirë’’. Duke kaluar te linjat e saj, Vildana thotë se nuk ka kryer asnjë ndërhyrje, përveç buzëve. ‘’Jo, vithet dhe gjoksin i kam të miat, kam bërë vetëm buzët thjesht për qejf. 50 Cent mua më ka zgjedhur si imazh, duke sqaruar kush jam, që të mos nisnin hamendësimet se kush është femra në krah të tij’’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura