Vildane Zeneli nuk ndalet: Do bëj këngëtaren dhe aktoren, po aq mirë sa modelen

Aug 2, 2015 | 13:12
SHPËRNDAJE

vildane
Qëndroi për disa ditë në Kosovë, por nuk u largua pa bërë një fotosesion të nxehtë, ashtu siç janë dhe temperaturat ditëve të këtij muaji. Vildane Zeneli me çdo kusht dëshiron të bëhet këngëtare dhe tregon se ka shumë talent për muzikë. ‘’Vendimin për modë e kam marrë kur kam njohur agjentët e modelimit të agjencisë ‘Wilhelmina’, të cilët më pikasën si modele, ndërsa isha duke bërë plazh. E tërë skena për mua ka qenë e papritur, mirëpo që atëherë kam pasur ndjenjën që ajo është fillim i një jete të re. Çdo gjë filloi si një hobi për mua, por më pas e ktheva në një profesion me kohë të plotë, teksa mësoja më shumë për këtë fushë.

Modelimi është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Kjo më bëri të ndihesha e bukur dhe më hapi shumë dyer. Isha e vetmja vajzë në shkollë që asokohe jetonte në Bruklin dhe në të njëjtën kohë punonte si modele në Manhatan. Papritur u bëra vajza më popullore në të gjithë shkollën dhe ishte një ndjenjë shumë e bukur. Deri tani kam ecur shumë mirë dhe modelimi ma ka siguruar jetën financiarisht, por sigurisht duhet ende të vazhdoj të punoj dhe të arrij edhe më shumë. Për shkak të sinqeritetit, pakujdesisë, pra kryesisht për shkak që nuk më njohin.

Gjithsesi, objekt seksual nuk jam. Ata i lë që të shikojnë dhe u them që do të kenë edhe më shumë materiale për të menduar. Është për të qeshur, njerëzit më njohin për një vajzë modele dhe që ka tonelata me foto, por ata nuk njohin kush jam unë në të vërtetë dhe dua të mundohem të lidhem me njerëzit që ata të më njohin se kush jam’’, thekson bukuroshja seksi Zeneli, e cila shton më tej: ‘’Patjetër që kam menduar të bëhem aktore, por është vështirë për të bërë gjithçka në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh orarin tim të zënë me modelim dhe incizime të muzikës. Unë jam e sigurt se në fund do të përfundoj duke bërë diçka në këtë drejtim.

Në fakt, kam pasur oferta për shumë role, por dua të pranoj vetëm ato role, të cilat kanë impakt të madh e pozitiv në karrierën time; diçka më serioze se vetëm një rol të vogël në film apo TV. Aktualisht i jam përkushtuar punës dhe, të them të vërtetën, nuk mendoj për të. Emocionet duhen lënë që të ndodhin, ato nuk duhen planifikuar’’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura