Viktoria Nuland vjen në Tiranë para miratimit të reformës në drejtësi

Jun 27, 2016 | 21:42
SHPËRNDAJE

Shtetet e Bashkuara te Amerikës kanë investuar shume për realizimin e reformës në drejtësi.nuland1Edhe vizita e zëvendës ndihmës sekretares amerikane, Viktorja Nuland, duket se ka për qellim finalizimin e saj.

“Vizion Plus” ka mësuar se zyrtarja e lartë, do të mbërrijë në Tiranë më 10 korrik, pak ditë para votimit të draftit në Parlament.

Zëvendës ndihmës sekretarja, do te ndalet fillimisht ne Shkup, per te përcjelle mesazhin e saj lidhur me krizën politike, qe ka përfshirë Maqedoninë, por ajo ka përfshirë ne axhenden e saj edhe Shqipërinë.

Nuland do t’i drejtohet me nje mesazh klasës politike, per rëndësinë e reformimit te sistemit te drejtësisë.

Burimi: Vizion+

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura