Viktimat nga Covid-19/ Presidenti Meta apel të fortë: Shtimi i rasteve, shqetësues! Të ndërmerren këto hapa për…

Jul 10, 2020 | 19:36
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar shqetësuese rritjen e rasteve të reja me koronavirus dhe viktimave në vend, ndërsa theksoi se është me rëndësi që qytetarët të ndërgjegjësohen për respektimin e udhëzimeve.

Me një shënim në facebook, Meta thotë se situata në vend shtron si domosdoshmëri jetike rritjen e masave mbrojtëse, frymës së bashkëpunimit dhe mbështetjes së sektorit të shëndetësisë me buxhetin e duhur.

ilir meta president3

Po ashtu, Kreu i Shtetit konsideron të nevojshëm edhe bashkëpunimin me vendet fqinje për marrjen e masave për parandalimin dhe përhapjen e mëtejshme të pandemisë, me qëllim rihapjen sa më parë të kufijve tokësorë

Përballimi me sukses i COVID-19 duhet të jetë një objektiv madhor për të gjithë! Çdo neglizhencë në këtë prioritet ka kosto shumë të rëndë: jetën e qytetarëve tanë“, shkruan mes të tjerash Meta.

Postimi i plotë:

Duke ndarë të njëjtat shqetësime me përfaqësuesen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, theksoj rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e udhëzimeve të bëra publike, për ruajtjen e distancave fizike dhe mbajtjes së maskave.

Shtimi i rasteve të qytetarëve të prekur nga pandemia COVID-19, veçanërisht numrit të viktimave, shtron si domosdoshmëri jetike rritjen e masave mbrojtëse, frymës së bashkëpunimit dhe mbështetjes së sektorit të shëndetësisë me buxhetin e duhur, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik.

Tepër i nevojshëm është bashkëpunimi i ngushtë me të gjitha vendet fqinje për marrjen e masave për parandalimin dhe përhapjen e mëtejshme të pandemisë, me qëllim rihapjen sa më parë të kufijve tokësorë.

Përballimi me sukses i COVID-19 duhet të jetë një objektiv madhor për të gjithë! Çdo neglizhencë në këtë prioritet ka kosto shumë të rëndë: jetën e qytetarëve tanë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura