“Viktima e radhës është Luan Baçi”/ Deputeti Flamur Noka: PD po vuan katandisjen më të rëndë

Oct 20, 2021 | 19:27
SHPËRNDAJE

noka

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka thotë se kjo forcë politike po vuan katandisjen më të rëndë dhe përgjegjës për këtë ka bërë kryedemokratin Basha.

Me anë të një postimi në Facebook, Noka shkruan se tashmë viktima e radhës, e asaj që e quan bashkëpunimi Basha-Rama, është deputeti Luan Baçi.

Për këtë të fundit në media qarkullon se është pezulluar nga detyra e kryetarit të degës së PD-së në Fier, por deri më tani nuk ka ende një njoftim apo konfirmim zyrtar nga selia blu.

Sipas Nokës, kjo situatë tregon se misioni i kreut të PD-së është shkatërrimi i kësaj force politike.

Postimi i Flamur Nokës:

Partia Demokratike.po vuan katandisjen me te rende te cilen ja  shkaktoi “ pengu” . Hakmarrja ndaj atyre qe nuk jane dakortu me te qe ta likujdojne  PD per hesap te Edi Rames sot po prevalon.   Luan  Baci eshte viktima e radhes e dydhes Rama – Basha.   A mund te emrohet kryetar dege  ne nje bashki banori i nje bashkie tjeter??A i sherben PD kjo apo shkaterrimit te saj.Kjo  tregon se misioni i “pengut” eshte shkaterimi i PD .Ta ndalojme.  Te ike pengu qe te ringrihet “PD””…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura