Viktima e parë në Vlorë nga koronavirusi, detaje për të moshuarën që humbi jetën. Burri doli negativ, dy javë më parë…

Mar 28, 2020 | 13:51
SHPËRNDAJE

Gruaja 72 vjecare nga Vlora që humbi jetën në Infektiv, pa mundur të fitojë dot betejen me koronavirusin ëhstë edhe viktima e parë e qytetit bregdetar.

Gazetari i “Panorama” bën me dije se ajo jetonte së bashku me burrin në fshatin Poro, në banesën që mund të shihni në foton më poshtë.

 

banesa

Burri pas testit ka rezultuar negativ dhe tashmë është i vetëizoluar, ndërkohë që të dy nuk kanë fëmijë.

Ata ishin kthyer dy javë më parë nga Italia, ku jetonin në shumicën e kohës, te fëmijët e burrit nga martesa e parë.

Aty dyshohet se edhe është infektuar gruaja. Banore te zones shprehen te shqetesuar dhe të frikësuar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura