“Vijon prodhimi me kapacitet të plotë”- Drejtori i KESH: Janë marrë masat për mbrojtjen e punonjësve nga koronavirusi, asnjë i dyshuar me COVID-19

Apr 5, 2020 | 20:42
SHPËRNDAJE

Drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Benet Beci, ka bërë me dije se pas situatës së krijuar si pasojë e pandemisë COVID 19, janë marrë të gjitha masat për të vijuar prodhimi me kapacitet të plotë energjinë elektrike.

Po ashtu njoftohet se janë marrë edhe masat për parandalimin e përhapjes së virusit si dhe sigurimin e shëndetit të punonjësve dhe familjarëve të tyre në të tre Hidrocentralet në administrim të KESH dhe se seri tani nuk ka asnjë të dyshuar me COVID-19.

kesh1

Beci, bën më dije se po vijon pa ndërprerje prodhimi në të tre hidrocentralet e kaskadës se lumit Drin, duke theksuar se janë marrë të gjitha masat e nevojshme, duke siguruar staf të domosdoshëm për çdo turn përgjatë 24 orëve.

Sipas tij, aktualisht janë në detyrë 257 punonjës, konkretisht 63 punonjës në HEC Fierzë, 101 punonjës në HEC Koman, 88 në HEC Vau i Dejës si dhe 5 punonjës në Dispeceri të ndarë sipas turneve.

Njoftimi i plotë:

Korporata Elektroenergjitike Shqipëtare, si e vetmja kompani publike për prodhimin e energjisë elektrike në vend, pas situatës së krijuar si pasojë e pandemisë COVID 19, ka marrë të gjitha masat për të vijuar me kapacitet të plotë, për të siguruar energjinë e nevojshme në këto ditë të vështira për të gjithë. Gjithashtu janë marrë të gjitha masat në zbatim të udhezimeve të Institutit të Shendetit Publik, Ministrisë së Shëndetësisë si dhe Sekretariatit të Energjisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit si dhe sigurimin e shëndetit të të gjithë punonjësve dhe familjarëve të tyre në të tre Hidrocentralet në administrim të KESH.

Në zbatim të planit të masave të miratuar si pasojë e shpalljes së pandemisë, të gjithë strukturat e KESH sh.a po vijojnë punën në përmbushje të të gjitha detyrimeve dhe në përgjigje të kërkesës së sistemit energjitik.

Në një komunikim me Administratorin e KESH sh.a, z. Benet BECI, bën më dije se po vijon pa ndërprerje prodhimi në të tre hidrocentralet e kaskadës se lumit Drin, ku janë marrë të gjitha masat e nevojshme, duke siguruar staf të domosdoshëm për cdo turn përgjatë 24h, aktualisht janë në detyrë 257 punonjës, konkretisht 63 punonjës në HEC Fierzë, 101 punonjës në HEC Koman, 88 në HEC Vau i Dejës si dhe 5 punonjës në Dispeceri të ndarë sipas turneve. Gjithashtu janë siguruar pajisje e materiale mbrojtëse si maska, doreza dhe solucione për higjenen si dhe kryerjen e desinfektimit të të gjithë ambjenteve të punës.

Falë masave të marra si dhe zbatimit rigoroz të tyre nga ana e personelit të hidrocentraleve, deri tani nuk kemi asnjë punonjës të dyshuar me COVID 19. Për sa i përket prurjeve dhe prodhimit të Hidrocentraleve gjatë 24 orëve të fundit, rezulton të kemi rreth 160 m3/s, duke siguruar një prodhim ditor rreth 7.000 MWh/ditë. Rezerva energjetike është 889 GWh, ose 157 GWh më shumë se mesatarja shumëvjecare dhe 325 GWh më shumë krahësuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Niveli i ujit në Hidrocentralin e Fierzës sot shënon 284 metra, rreth 11 metra më shumë se një vit më pare. Sigurojmë të gjithë qytetarët që do të vijojmë të prodhojmë energjinë e domosdoshme e pa ndërprerje për gjatë gjithë periudhës së pandemisë Covid 19.

kesh kesh2 kesh3 kesh4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura