Vijojnë kërkimet për 35-vjeçarin që dyshohet se është mbytur në Lumin e Tiranës (FOTO)

Mar 6, 2015 | 15:25
SHPËRNDAJE

Polumbarët e RENEA-s po vijojnë kërkimet, prej mbrëmjes së djeshme, për 35-vjeçarin Artan Rustemi, i cili dyshohet se është mbytur në Lumin e Tiranës.
[portfolio_slideshow] 

Mësohet se 35-vjeçari nuk është kthyer mbrëmë në banesë dhe familjarët kanë njoftuar policinë me dyshimin se ai mund të ketë rënë në lumë. 

Policia thotë se kërkimet po kryhen në Lumin e Tiranës, në Babrru deri në Institut Kamës. Sipas saj ndotja e lumit, rrëmbyeshmëria e tij dhe kushtet klimaterike kanë vështirësuar kërkimet. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura