“Vijimësia është e sigurtë”, mesazhi i mjekut Tritan Kalo: Jemi aty për t’ja dalë me sukses në sfidën ndaj COVID-19. Ecuria e mbarë…

May 24, 2020 | 15:01
SHPËRNDAJE

Mjeku i njohur Tritan Kalo nëpërmjet një shënimi të tij në facebook ka përcjellë një tjetër mesazh për të gjithë qytetarët: “Vijimësia është e sigurtë”.

tritan kalo

Teksa kujton ish-studentët,  me të cilët sot janë kolegë në përballimin e COVID-19, mjeku Kalo thotë se “sot ata marin mbi supe përgjegjësi të rënda për tu bartur nga gjithkush dhe me guxim, këmbëngulje, profesionalizëm e në bashkëpunim me të gjithë stafin tjetër spitalor, mundet t’ua dalin mbanë atyre”.

Mjeku Kalo shprehet i bindur se personeli shëndetësor është aty “çdo çast për tu përballuar dhe për t’ja dalë me sukses në sfidën ndaj Sars-Cov2/Covid-19….Kurdoherë ecurija e mbarë e një sektori të Shëndetësisë Publike, mvaret shumë nga sigurimi i vijimësisë së punës nga një brez në tjetrin”.

Mesazhi i plote: 

VIJIMËSIA është mjaft e sigurtë….Kënaqësija dhe Krenarija e një DIJEDHËNËSI, janë dy ndjesi të cilat e plotësojnë njëra tjetrën sidomos kur sheh shpresëplotë, se ish studentët e tij sot performojnë me mjaft sukses si brënda dhe jashtë vendit….ATA/ATO marin sot mbi supe përgjegjësi të rënda për tu bartur nga gjithkush dhe me guxim, këmbëngulje, profesionalizëm e në bashkëpunim me të gjithë stafin tjetër spitalor, mundet t’ua dalin mbanë atyre….

Së bashku me Dr. Najada Çomon tashmë jo në pozicionin e studentes, POR në pozicionin e Shefes së Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT/Covid-1, jemi aty çdo çast për tu përballuar dhe për t’ja dalë me sukses në sfidën ndaj Sars-Cov2/Covid-19….Kurdoherë ecurija e mbarë e një sektori të Shëndetësisë Publike, mvaret shumë nga sigurimi i vijimësisë së punës nga një brez në tjetrin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura