Vigjilje e Pashkëve/ Kryemadhi: Krishti i Ringjallur është siguri se shpresa nuk vdes kurrë! Me dashuri në zemër mund të krijojmë një botë më të mirë

Apr 16, 2022 | 21:42
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët katolikë në prag të Pashkëve.

Monika-Kryemadhi

Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi shkruan se Krishti i Ringjallur është siguri se shpresa nuk vdes kurrë.

Sipas saj, me dashuri në zemër mund të krijojmë një botë e të ardhme të mirë.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Pashkë të bekuara dhe të gëzuara për çdo familje shqiptare! Krishti i Ringjallur është siguri se shpresa nuk vdes kurrë, se gjithmonë mund të rinisim, e me dashuri në zemër mund të krijojmë një botë e të ardhme më të mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura