Vieri: Inter-Juventus jo vendimtare, por kujdes, “shefi” Zlatan u kthye…

Jan 13, 2021 | 21:18
SHPËRNDAJE

Milani, Interi dhe Juventusi, të rikthyera pas shumë vitesh së bashku në luftë për titullin, kanë diçka që i lidh. Ai është Kristian Vieri, ish-i i trefishtë i duelit për fitoren e kampionatit 2020-2021. Dhe duke parë që të dielën në mbrëmje luhet një tjetër ndeshje direkte për fitoren finale, nuk kishte se si media të mos i merrte një vendim ish-sulmuesit lidhur me këtë sprint në distancë mes tri “motrave”.

vieri 1

INTER-JUVENTUS – “Sfida e ‘San Siro’-s? Personalisht nuk është se më drithëron, pasi tashmë janë bërë mjaft vite që jam shkëputur nga fusha e lojës. Por, nëse do të isha ende një futbollist, pa dyshim që emocionet do të ishin ndër ato më të mëdhatë, pasi duhet ta kesh luajtur një sfidë si Inter-Juventus, që ta kuptosh me të vërtetë se çfarë ndien brenda, – nis intervistën e tij për “ANSA”-n “Bobo” Vieri. – Që përpara se të luhej Milan-Juventus dëgjova shumë zëra që nënvizonin më kot se ky duel vendoste titullin. Por, të gjithë e panë, pas saj asgjë nuk ndryshoi. Milani mbeti i pari, Juventusi fitoi duelin, por jo titullin. Kampionati është ende shumë i gjatë, prandaj ashtu si në rastin e Milan-Juve, edhe Inter-Juve nuk do të vendosë asgjë lidhur me titullin kampion. Të dielën do të luhet vetëm për tri pikë dhe kaq. Dhe, madje, edhe ajo skuadër që mund të humbë këtë përballje nuk është absolutisht e thënë se do të dalë jashtë luftës për titull.

E sigurt është që Interi dhe Juventusi do të kërkojnë të fitojnë nga minuta e parë dhe do të luftojnë për suksesin deri në sekondën e fundit. Në ‘San Siro’ pres një sfidë të madhe, me Juventusin që mbetet skuadra për t’u mundur për faktin se fiton kampionatin prej 9 vitesh. Interi, gjithashtu, nuk ka pse të ketë frikë, përkundrazi, ka një grup lojtarësh fantastikë dhe është në të njëjtin nivel me Juven”.

LUKAKU-RONALDO – Inter-Juventus do të jetë edhe Lukaku kundër Ronaldos, dy goleadorë që, sipas Kristian Vierit, dinë se si ta bëjnë diferencën dhe më shumë se kaq madje… “Nëse kam të sigurt diçka për të dielën është se do të shënojnë si Lukaku, ashtu sikurse Ronaldo, pasi janë dy kampionë madhështorë dhe po mbajnë peshë skuadrat e tyre. Lukaku si unë? Po, ngjasojmë pak, duke qenë se të dy jemi shumë muskulozë, të mëdhenj, por në të njëjtën kohë mëngjarashë”.

1999-00-Coppa-Italia-12-gennaio-2000-Milan-Inter-2-3-il-gol-di-Vieri

“SHEFI” IBRA – Por nëse Interi varet te Lukaku dhe Juventusi te Ronaldo për titullin, “Bobo” nuk harron as Ibrahimoviçin dhe Milanin. “Kuqezinjtë janë të parët në renditje me meritë dhe po bëjnë një kampionat që është pak ta quash madhështor. Dhe akoma më shumë, tani që kthehet në fushë ‘shefi i madh’ (referuar Zlatan Ibrahimoviçit), ambienti do të jetë edhe më i karikuar, pasi Ibra di si ta bëjë këtë. Dhe jam shumë i bindur se Milani, ashtu sikurse Interi dhe Juvja, do të luftojë gjithashtu deri në fund, pasi mund t’ia dalë për titullin kampion. Kush ka skepticizëm për Milanin, më mirë të mos duket në qarkullim, nëse në fund fitojnë kampionatin”, përfundoi Vieri.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura