Vidhte kartat e identitetit të pacientëve dhe merrte kredi në emër të tyre, gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë për infermieren e spitalit nr.5

Oct 13, 2021 | 14:36
SHPËRNDAJE

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar ditën e sotme seancën lidhur me caktimin e masës së sigurisë për Elisabeta Bardhollarin dhe Orjada Hoxhën. Respektivisht inferiemeren e spitalit nr. 5 dhe shitësen e një dyqani elektroshtëpiakesh në kryeqytet, të cilat në bashkëpunimin me njëra tjetrin merrnin kredi në emër të pacientëve të infermieres Bardhollari, e cila u vidhte kartat e identitetit në spitalin ku punonte.

Djathtas: Orjada Hoxha, Majtas: Elisabeta Bardhollari
Majtas: Orjada Hoxha, Djathtas: Elisabeta Bardhollari

Gjykata e Apelit caktoi masën e “Arrestit me burg” për infermieren Elisabeta Bardhollari, si dhe iu caktua masa e “Arrestit në shtëpi” shitëses Orjada Hoxha.

Njoftimi i Gjykatës së Apelit:

Sikurse është raportuar në media të ndryshme, mbi kallëzimin e bërë nga disa shtetas, u bë i mundur arrestimi i personave me iniciale E.B dhe O.H, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëra – tjetrën, shtetësja E.B merrte kredi me kartat e ID së pacientëve. Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit për personat nën hetim E.B dhe O.H, ,të dyshuara për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi në kredi”në bashëepunim, parashikuar nga nenet146dhe 25të Kodit Penal.

Me vendimin nr.1699Akti, datë 30.09.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:

-Për personin nën hetim E.B caktimin e masës  “Arrest në burg”.

-Për personin nën hetim O.H caktimin e masës “Arrest në Shtëpi”.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personat nën hetim E.B dhe O.H.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 935 datë 13.10.2021 vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 1699 Akti, datë 30.09.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Me vendimin nr. 1699 Akti, datë 30.09.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:

Për personin nën hetim Elisabeta Bardhollari, caktimin e masës “Arrest në burg”.

Për personin nën hetim Orjada Hoxha, caktimin e masës “Arrest në Shtëpi”.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personat nën hetim E.B dhe O.H.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 935 datë 13.10.2021 vendosi: Miratimin e vendimit nr. 1699 Akti, datë 30.09.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Si funksiononte skema e vjedhjes

39 vjeçarja Bardhollari  ishte e punësuar si infermiere në spitalin nr.5 në Tiranë, ndërsa 32 vjeçarja Hoxha, punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake

Sipas policisë, nga hetimet ka rezultuar se infermierja e Spitalit, vidhte kartat e identitetit të pacientëve që shkonin për mjekim dhe më pas ia jepte shtetases Orjada Hoxha, e cila punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake.

Hoxha i përdorte kartat e identitetit për të marrë kredi, me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte, të cilat transportoheshin nga shtetasi A. H. dhe më pas i shisnin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura